Ky është 18-vjeçari i dyshuar për vrasjen në tentativë në Fushë Kosovë, dyshohet se theri me thikë të miturin

Për shkak të mosmarrëveshjeve e konflikteve verbale, qytetarët shpesh herë përfshihen edhe në përleshje fizike.

E gjatë përleshjeve, pos grushteve përdoren edhe mjete të forta e të mprehta, ku si pasojë shumë raste kanë përfunduar edhe me fatalitet. Për një rast të tillë kanë përfunduar në ndalim policor dy persona në Fushë Kosovë.

Sinjali mëson se të dyshuarit janë Valon Prebreza 18-vjeçar dhe D.G., 17-vjeçar.

Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur mëngjesin e djeshëm në rrugën ‘Aziz Zhilivoda’ në Fushë Kosovë, ku pas një konflikti verbal Prebreza dhe i dyshuari tjetër në bashkëveprim edhe me dy persona tjerë të mitur, kanë sulmuar fizikisht një 17-vjeçar.

E gjatë përleshjes u përdor edhe një mjet i mprehtë, ku dyshohet se Prebreza ka therur me thikë të miturin duke i shkaktuar atij lëndime të rënda trupore.

Viktima është dërguar me urgjencë në Emergjencën e Qendrës Klinike Universitare të Kosovës, ku i është ofruar ndihma e nevojshme mjekësore dhe i njëjti është hospitalizuar për trajtim të mëtutjeshëm.

Të dyshuarit janë shoqëruar në stacion policor, ku janë intervistuar lidhur me rastin.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar që rasti të cilësohet ‘Vrasje e rëndë në tentativë’, ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’, ndërsa të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here