Kurti takohet me ministrin izraelit: Heqja e vizave, zhvillim pozitiv në marrëdhëniet mes dy shteteve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel.

Heqjen e vizave të Izraelit për Kosovën Kurti tha se është zhvillim pozitiv në marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Kryeministri Kurti i uroi fillimisht mirëseardhje ministrit Arbel, veçanërisht me rastin e marrëveshjes e cila do të nënshkruhet sot mes dy shteteve tona për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Ai e vlerësoi këtë marrëveshje si zhvillim pozitiv në marrëdhëniet Kosovë-Izrael, por edhe lajm i mirë për qytetarët tanë, i cili vjen 6 muaj pasi u arrit dhe liberalizimi i vizave me zonën Shengen.”

Po ashtu është folur edhe për rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes dhe promovimit të shkëmbimeve tregtare.

GazetaDemos

BALLINA
Kurti takohet me ministrin izraelit: Heqja e vizave, zhvillim pozitiv në marrëdhëniet mes dy shteteve
18/06/2024 17:08

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka pritur sot në takim ministrin e Brendshëm të Izraelit, Moshe Arbel.

Heqjen e vizave të Izraelit për Kosovën Kurti tha se është zhvillim pozitiv në marrëdhëniet mes dy shteteve.

“Kryeministri Kurti i uroi fillimisht mirëseardhje ministrit Arbel, veçanërisht me rastin e marrëveshjes e cila do të nënshkruhet sot mes dy shteteve tona për heqjen e regjimit të vizave për shtetasit e Kosovës. Ai e vlerësoi këtë marrëveshje si zhvillim pozitiv në marrëdhëniet Kosovë-Izrael, por edhe lajm i mirë për qytetarët tanë, i cili vjen 6 muaj pasi u arrit dhe liberalizimi i vizave me zonën Shengen.”

Po ashtu është folur edhe për rëndësinë e fuqizimit të bashkëpunimit ekonomik, rritjes dhe promovimit të shkëmbimeve tregtare.

“Vizitat e ndërsjella dhe marrëveshjet e nënshkruara në fusha e sektorë të ndryshëm mes nesh, janë rezultat i zgjerimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Izraelit. U nënvizua rëndësia e fuqizimit edhe më tej të bashkëpunimit ekonomik, rritjes dhe promovimit të shkëmbimeve tregtare, për të cilën kryeministri dhe i ftoi kompanitë dhe investitorët izraelit që të hulumtojnë e njohin prej së afërmi ambientin e përshtatshëm të të bërit biznes që ofron Kosova.”

“Kryeministri Kurti përmendi dhe iniciativën për renovimin e Qendrës Kulturore Hebraike në Prizren projekt ky i financuar nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit. Në përfundim të takimit, ai falënderoi ministrin Arbel për vizitën dhe bisedën e frytshme.”

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights