Kurti pret në takim Hargreaves, bisedojnë për hapat për formimin e institucioneve pas zgjedhjeve

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, priti sot në takim ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.

Sipas njoftimit nga ekzekutivi, gjatë bisedës, u theksua roli i rëndësishëm i Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor, si dhe rëndësia e forcimit dhe thellimit të mëtejmë të marrëdhënieve dypalëshe ndërmjet dy vendeve.“Diskutuan gjithashtu për procesin zgjedhor të 9 shkurtit, mbarëvajtjen e tij dhe hapat për formimin e institucioneve të dala nga këto zgjedhje”, thuhet në njoftim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here