Kryeministri i vendit, Albin Kurti, nëpërmjet një postimi në platformën X ka paralajmëruar nisjen e lëshimit të kredive investuese për diasporën, duke e quajtur si paketë të mirëseardhjes.
Pakoja jonë e mirëseardhjes këtë vit për bashkatdhetarët që jetojnë jashtë do të përfshijë edhe një dritare garancie kredie, të cilën do ta hapim javën e ardhshme, për të garantuar kredi investuese të diasporës sonë që duan të kthehen dhe të investojnë në vendlindjen e tyre, në republikën tonë”, ka shkruar ai.
Më tej ai ka thënë se ky vendim vjen pasi qeveria beson se “potenciali i rritjes së Kosovës dhe fuqia investuese e diasporës sonë duhet të shkojnë paralelisht”.