Kurti mban takime buzë detit me biznesmenë shqiptarë në Turqi- iu thotë se Kosova ka çmim të lirë të rrymës

Darkat e shtrenjta dhe dukjet ekstravagante kanë qenë një problem për Albin Kurtin, deri në ardhjen në pushtet të tij. Kryeministri i Kosovës përgjatë vizitës së tij në Turqi ka vizituar biznesmenë shqiptarë atje, ku ka zgjedhur të mbajë takime në pamje piktoreske, përballë detit në Stamboll.

Në njoftimin që ka lëshuar Zyra e Kryeministrit, thuhet se Kurti ka përmendur Kosovën për “mjedis të favorshëm investimesh”. Mes tjerash ka thënë se Kosova ka çmim të lirë të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Insajderi.

“Në një darkë të përbashkët, ai i njoftoi me progresin që Kosova ka shënuar në rrafshin ekonomik në tri vitet e fundit, duke theksuar rritjen për dyfish të investimeve të huaja dhe eksporteve, por edhe rritjen e të hyrave tatimore për 2/3, pa ndërruar politikën fiskale, por si rezultat i rritjes së besimit në institucione. Kryeministri gjithashtu veçoi mjedisin e favorshëm për investime në Kosovë, përfshirë këtu çmimin e lirë të energjisë elektrike, fuqinë punëtore profesionale, politikat fiskale dhe faktin që Kosova së fundmi ka marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran nga Fitch Rating”, thuhet në njoftim.

Në njoftimin e ZKM’së bëhet e ditur se bashkë me Kurtin ishin edhe zëvendëskryeministrja Emilia Rexhepi, ambasadori i Kosovës në Turqi, Agron Vrenezi, shefi i stafit të kryeministrit, Luan Dalipi dhe deputeti i Kuvendit të Kosovës, Enis Kervan.

“Teksa shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm e të rëndësishëm të mërgatës sonë në Turqi, ai u bëri thirrje përfaqësuesve dhe pronarëve të bizneseve që të vijnë në Kosovë, të hulumtojnë mundësitë që ofron vendi ynë dhe të investojnë. Ai këtë thirrje e bëri duke u ofruar mbështetjen e Qeverisë bashkë me infrastrukturën ligjore dhe mekanizmat shtetërorë në mënyrë që investimi të jetë i sigurt dhe fitimprurës”. /Insajderi.org/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights