-4.4 C
Pristina
E mërkurë, 17 Dhjetor, 2025

Kurti komenton koalicionin PDK-LDK: Nuk ka kthim prapa, Mitrovica nuk kthehet aty ku e la Edita Tahiri

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, me të gjithë kabinetin qeveritar ka shkuar që ta mbështesë kandidatin e tij, Faton Pecin, në garën për Mitrovicën e Jugut.

urti ndër të tjera komentoi edhe koalicionin e arritur ndërmjet PDK dhe LDK në Komunën e Mitrovicës së Jugut. Duke tentuar ta diskreditojë këtë koalicion, tha se nënkryetarja e LDK’së, Hykmete Bajrami, po tenton ta kthejë veriun ashtu siç e ka lënë Edita Tahiri e PDK’së.

“Në Mitrovicë e kemi pa koalicionin parazgjedhor PDK-LDK, ashtu po duan ta bëjnë edhe në Prishtinë ku e kemi tubimin pas këtij këtu. Dhe atë, jo vetëm për balotazh. Ju të gjithë e keni parë nënkryetaren e LDK-së duke na e shpalosur planin e tyre për Mitrovicën. Ajo tha se për ta situata në veri të Mitrovicë është abnormale dhe se duhet të kthehet normaliteti.

Duhet të kthehemi, sipas saj, aty ku e ka lënë Edita Tahiri e PDK-së. Ju e dini fort mirë se ku dhe si e ka lënë PDK-ja veriun e vendit. Ata duhet ta dinë se nuk ka kthim prapa, nuk kthehet Mitrovica prapa”, deklaroi ndër të tjera Kurti.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME