“Kurti 3” do të ketë edhe një shans? Vetëvendosje nis mbledhjen e nënshkrimeve

Mediat në Kosovë shkruajnë se Albin Kurti pritet të provohet edhe një herë në Kuvend për të formuar qeverinë e re.

Deputetët e Vetëvendosje kanë nisur mbledhjen e nënshkrimeve për mbajtjen e një seance të jashtëzakonshme, ku pikë e rendit të ditës do të jetë formimi i Qeverisë, shkruan Indeksonline.

Paraprakisht, Vetëvendosjes i duhet t’i dëshmojë presidentes Vjosa Osmani se i ka votat e nevojshme për formimin e qeverisë.

Seanca e Kuvendit është planifikuar të mbahet këtë javë.

Kryeministri Kurti në një konferencë të mbajtur dje tha se në këtë situatë vendi po shkon drejt zgjedhjeve të reja.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME