Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Të dyshuarit, që në shumicën e rasteve janë persona të moshës madhore, shfrytëzojnë çfarëdo forme që t’i keqpërdorin vajzat dhe gratë. Për një rast të tillë që dyshohet se ka ndodhur së fundmi në Pejë, Policia ka arrestuar një person, raporton Gazeta Sinjali.
Këtë herë, një vajzë rreth 18-vjeçare e ka raportuar një person për ngacmim seksual në rrjete sociale, raste këto që kanë ndodhur sistematikisht.
Denoncimi i viktimës e vuri në lëvizje Policinë dhe si rezultat u arrestua personi i dyshuar.
Sinjali ka mësuar ekskluzivisht se i dyshuari që përfundoi në prangat e Policisë është M.K., rreth 48-vjeçar.
Kaliqanaj dyshohet se në vazhdimësi i ka dërguar viktimës mesazhe të ndryshme, në llogaritë e saj në rrjete sociale, duke e ngacmuar seksualisht.
Sipas informacioneve që ka Sinjali, disa nga mesazhet me përmbajtje seksuale që ka pranuar vajza janë “Kur po dojmë me u q*”, hajde ti ose çitma nanën…” – dhe komente të tjera, duke i shkaktuar viktimës frikë dhe shqetësim.
Pasi Policia arriti ta arrestojë, i njëjti është shoqëruar në stacion policor, ku ka dhënë deklaratën e tij lidhur me rastin.
Ndaj tij, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar masën e ndalimit policor dhe inicimin e hetimit.
Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.