Kryetari i Gjilanit thotë se është arrestuar i dyshuari për keqtrajtimin e gruas me të meta mendore

Kryetari i Gjilanit, Alban Hyseni njofton se mbrëmë është arrestuar i dyshuari lidhur me dyshimet për dhunimin fizik e keqtrajtimin seksual të një gruaje në Gjilan, e cila dyshohet se është me të meta mendore.

Hyseni thotë se viktima është vendosur në rehabilitim shëndetësor.

“Rasti i raportuar në media gjatë ditës së djeshme për qytetaren me inicialet A.S na ka tronditur të gjithëve. Si Kryetar kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me institucionet e rendit dhe ato shëndetësore.

Ju siguroj se janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme dhe ju njoftoj se viktima tani është e sigurt në duar të institucioneve, e vendosur në rehabilitim shëndetësor. Gjithashtu, organet e rendit kanë trajtuar rastin dhe identifikuar të dyshuarin e këtij akti të shëmtuar, i cili është arrestuar nga Policia e Kosovës, gjatë mbrëmjes së djeshme”, shkruan Hyseni.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here