Kryeshefi i IPK-së raporton sot në Komisionin për Siguri

Kryeshefi Ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj, sot do të raportojë në Komisionin për Çështje të Sigurisë dhe Mbrojtjes për raportin vjetor të punës për vitin 2023.

Para disa ditësh, IPK njoftoi se do të hetojë dhe inspektojë konkursin e gradimit për rreshter në Policinë e Kosovës, në të cilin u raportua për favorizime.

Hetuesit e IPK-së fillimisht kanë analizuar dhe verifikuar informacionet fillestare për parregullsi në proces. Gjithashtu Kryeshefi i IPK-së Kushtrim Hodaj ka marrë vendim për krijimin e një ekipe të përbashkët inspektuese-hetuese për të hetuar dhe inspektuar tërë procesin e gradimit nga momenti i shpalljes deri në fazën aktuale.

IPK varësisht nga të gjeturat do të ndërmerr veprimet e nevojshme bazuar në kompetencat dhe autorizimet ligjore.” – ka njoftuar IPK.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights