Kryeministri polak: Mundësia për konflikt ushtarak është më afër se kurrë më parë që nga Lufta e Dytë Botërore

Kryeministri polak Donald Tusk është duke folur në Parlamentin polak për t’i informuar ligjvënësit mbi dronët rusë që hynë në hapësirën ajrore të Polonisë.

Tusk u tha atyre se ushtria polake vendosi fillimisht të përshkallëzonte përgjigjen e saj ndaj sulmeve ruse në Ukrainë menjëherë pas orës 22:00 sipas orës lokale.

Shkelja e parë e hapësirës ajrore polake ndodhi rreth orës 23:30 të së martës dhe e fundit u raportua në orën 6:30 të mëngjesit të sotëm.

“Kjo të jep një ide për shkallën e këtij operacioni”, thotë ai, shkruan BBC, transmeton Gazeta Express.

Raportet paraprake tregojnë se ka pasur 19 shkelje të hapësirës ajrore, me një numër të konsiderueshëm dronësh që kanë kaluar në Poloni nga Bjellorusia.

Tre dronë janë konfirmuar të rrëzuar, ndërsa besohet se edhe një i katërt është rrëzuar. Autoritetet po punojnë për të verifikuar dhe finalizuar këto shifra, thotë ai.

Tusk paralajmëron gjithashtu se shkeljet e natës së kaluar janë vetëm një pjesë e pamjes më të gjerë të sigurisë, me Rusinë dhe Bjellorusinë që do të zhvillojnë stërvitje ushtarake “agresive” më vonë këtë javë.

“Nuk ka arsye për të pretenduar se jemi në gjendje lufte… por situata është dukshëm më e rrezikshme se të gjitha të mëparshmet”.

Ai thotë se mundësia e një konflikti të madh ushtarak është “më afër se në çdo kohë që nga Lufta e Dytë Botërore”.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME