Kryeministri britanik i kërkon Kurtit respektimin e mandatit të Gjykatës Speciale

Kryeministri britanik, Andy Burnham, i ka kërkuar kryeministrit Albin Kurti që Kosova të respektojë mandatin e plotë të Gjykatës Speciale.

Në letrën e urimit për mandatin e ri qeverisës, Burnham theksoi rëndësinë e drejtësisë së pavarur dhe sundimit të ligjit.

“Ne e inkurajojmë fuqishëm Kosovën që ta përmbushë zotimin e saj për respektimin e mandatit të plotë të Dhomave të Specializuara të Kosovës, si një dëshmi e rëndësishme e pjekurisë së saj demokratike dhe përkushtimit ndaj drejtësisë së pavarur dhe të paanshme për të gjithë”, thuhet në letër.

Ai ritheksoi mbështetjen britanike për sovranitetin e Kosovës.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME