​“Nuk u mor askush me të”: Isak Musliu ngre pikëpyetje rreth rrethanave të vdekjes së Abedin Rexhës

Ish-pjesëtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Isak Musliu, i njohur gjatë luftës me nofkën “Komandant Qerqizi”, ka hedhur dyshime të forta mbi rrethanat e vdekjes së bashkëluftëtarit të tij, Abedin Rexhës — “Sandokanit”.

I ftuar në emisionin “Kojshia Show”, Musliu deklaroi se ka arsye të besojë se Rexha mund të jetë vrarë, ndërsa akuzoi institucionet e shtetit dhe shokët e tij të afërt për heshtje dhe mospërpjekje për zbardhjen e së vërtetës.

​Sipas Komandant Qerqizit, rrethanat e humbjes së jetës së Sandokanit mbeten të paqarta dhe me pikëpyetje të mëdha, ndërsa indinjata e tij lidhet me pasivitetin e strukturave shtetërore pasluftës. Ai potencoi se as organet kompetente dhe as rrethi i ngushtë i bashkëluftëtarëve të Rexhës nuk ndërmorën hapat e nevojshëm për të hetuar apo ndriçuar këtë ngjarje.

​Abedin Rexha – “Sandokani” ishte një nga figurat më të shquara dhe më trimat të UÇK-së në zonën e Drenicës, i cili mbeti i vrarë gjatë periudhës së luftës në rrethana që vazhdojnë të nxisin debate e diskutime mes ish-pjesëtarëve të luftës. Deklaratat e Musliut në “Kojshia Show” rikthejnë edhe një herë në vëmendje ngjarjet e paqarta të periudhës së luftës në Kosovë.

​Lidhur me këto akuza dhe detajet e tjera se çfarë tha Komandant Qerqizi për këtë çështje, mund të ndiqni emisionin e plotë në videon e mëposhtme:

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME