KOSTT ka angazhuar një kompani me renome amerikane për ristrukturimin organizativ të ndërmarrjes. A.T. Kearney është një kompani udhëheqëse globale e konsulencës së menaxhimit me më shumë se 5,700 punonjës që punojnë në më shumë se 40 vende të botës.
Jemi të lumtur të njoftojmë se pas përfundimit me sukses të një procesi të hapur konkurrues të prokurimit publik, KOSTT-i ka nënshkruar sot kontratën me kompaninë e njohur amerikane botërore të konsulencës për menaxhim, A.T. Kearney, për të na udhëhequr nëpër një fazë të rëndësishme të ristrukturimit organizativ të ndërmarrjes. A.T. Kearney është një kompani udhëheqëse globale e konsulencës së menaxhimit me më shumë se 5,700 punonjës që punojnë në më shumë se 40 vende të botës. Ky bashkëpunim shënon një hap të rëndësishëm përpara ndërsa ne punojmë për të përmirësuar efikasitetin tonë operacional, për të përmirësuar ofrimin e shërbimeve tona dhe për të forcuar rolin tonë në sektorin e energjisë.
Gjatë takimit që kryeshefi ekzekutiv i KOSTT-it mbajti me përfaqësuesit e kompanisë, i informoi partnerët e angazhimit me misionin, vizionin dhe objektivat strategjike të ndërmarrjes, përfshirë edhe pritjet e stafit dhe zhvillimet e fundit në sektorin e energjisë të cilat do të jenë determinuese gjatë ristrukturimit organizativ. Kryeshefi ekzekutiv theksoi po ashtu edhe nevojën tashmë të përsëritur për përshtatje organizative të ndërmarrjes me synimin për të ofruar më të mirën për qytetarët, si konsumatorë fundorë.
Ky proces ka për synim të përgatis ndërmarrjen drejt synimit të saj për anëtarësim të plotë në ENTSO-E dhe organizatat tjera ndërkombëtare të energjisë, të përshtatë operacionet e ndërmarrjes me ndryshimet ligjore dhe rregullative, dhe ambientin e biznesit, gjithnjë duke synuar për të qenë lider dhe konkurrues në treg. Ky proces do të udhëhiqet nga parime të qarta, transparencë, dhe do të përfshijë hisedarët e ndërmarrjes.
Së bashku me ekspertizën e konzoricumit të udhëhequr nga A.T. Kearny & Abkons Albania, të ndihmuar edhe nga ekipet tona profesionale, ne jemi të përkushtuar në zbatimin e zgjidhjeve inovative që do ta pozicionojmë KOSTT-in për sukses dhe rritje afatgjatë jo vetëm në vend por edhe në rajon dhe më gjerë” thuhet në njoftimin e KOSTT-it.