Kosova ka zënë vendin e 76 nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, ndërsa është në vendin e 77-të nga 80 për shkencë

Kosova është renditur pothuajse në vendet e fundit në rezultatet e testit të PISA-s për vitin 2022.

Kosova ka zënë vendin e 76-të nga 80 shtete pjesëmarrëse për lexim, vendin e 77-të nga 80 për shkencë dhe më së miri ka performuar në matematikë, duke u renditur e 73-ta nga 80 vende. Matematika llogaritet si lënda kryesore në renditje.

Në lexim, vetëm Jordani, Maroko, Uzbekistani dhe Kamboxhia janë renditur më keq sesa Kosova.

Në shkencë, poshtë Kosovës janë renditur Filipinet, Uzbekistani dhe Kamboxhia.

Ndërkaq, në matematikë, Filipinet, Guatemala, Ekuadori, Guatemala, Republika Dominikane, Paraguai dhe Kamboxhia janë renditur nga vendi i 74 deri në vendin e 80. Kosova është renditur e 73-ta.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights