Kosova e Shqipëria miratojnë tekstin e përbashkët mësimor për mërgatën

Ministrja e Arsimit,Shkencës dhe Teknologjisë Arbërie Nagavci ka njoftuar se tashmë është miratuar teksti mësimor : ‘’Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare’’, niveli III.Bashkë me ministren e Arsimit dhe Sportit të Shqipërisë, Ogerta Manastirliu, nënshkruam vendimin e përbashkët për miratimin e tekstit mësimor “Gjuha Shqipe dhe Kultura Shqiptare” niveli III” duke kurorëzuar sukseshëm një punë të gjatë nga ekspertë dhe studiues të dy vendeve, të Kosovës dhe Shqipërisë.

Jam e lumtur që finalizuam tekstet e reja për fëmijët tanë në mërgatë. Ofrimi i mësimit cilësor shqip për fëmijët tanë në mërgatë dhe forcimi i identitetit tonë kulturor përmes bashkëpunimit e iniciativave të përbashkëta, ka qenë prioritet i Qeverisë sonë’’, thuhet në njoftim.

Kosova dhe Shqipëria, bashkë për arsimin dhe të ardhmen, ka shkruar tutje Nagavci.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here