Kosova drejt -21°C: Kur u regjistruan herën e fundit temperatura kaq të ulëta në vend?

Prishtina mund t’u afrohet për tri gradë −24°C natën mes 1 dhe 2 dhjetorit, sipas parashikimit të shërbimit meteorologjik britanik Met Office. Rasti i fundit i verifikuar daton më 8 janar 2017, kur u regjistruan temperatura −24,5°C.

Pas borës së të dielës, në kryeqytet priten ditë me diell, por edhe orët më të ngrohta do të mbeten nën zero. Sipas Met Office, të hënën, më 30 nëntor, temperatura në Prishtinë pritet të arrijë në −3°C gjatë ditës dhe të bjerë në −15°C gjatë natës.

Të martën, më 1 dhjetor, shërbimi britanik parashikon një maksimale prej −3°C. Rënia më e theksuar pritet pas perëndimit të diellit. Deri në orën 23:00, temperatura mund të zbresë në −19°C.

Për natën mes së martës dhe së mërkurës, Met Office jep një minimum prej −21°C. Në parashikimin orar për Prishtinën, temperatura në orën 07:00 të së mërkurës pritet të jetë −21°C.

Acari pritet të vazhdojë edhe pas kësaj nate. Për natën e 2 dhjetorit, Met Office parashikon −18°C në kryeqytet, ndërsa për natën e 3 dhjetorit −15°C. Të enjten pasdite, temperatura pritet të ngrihet në 2°C.

Shifra prej −21°C, që BBC Weather jep në parashikimin e përditësuar, vlen për qytetin e Prishtinës. Për aeroportin, Met Office parashikon −20°C natën e së hënës dhe −21°C natën e së martës.

Më 8 janar 2017, −24,5°C në qytet dhe −26°C në aeroport

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME