Ministri i Punëve të Jashtme i Koresë së Veriut, Choe Son Hui, tha, me rastin e shënimit të Ditës së Fitores së Rusisë ndaj Gjermanisë naziste në Luftën e Dytë Botërore, se Pheniani dhe Moska do të jenë “gjithmonë bashkë”.
Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong Un, sipas deklaratës së Ministrisë së Punëve të Jashtme, vizitoi ambasadën ruse në Phenian në Ditën e Fitores së bashku me vajzën e tij, uroi misionin diplomatik rus dhe popullin e Rusisë për festën dhe konfirmoi qëndrimin “e palëkundur” të Koresë së Veriut mbi zhvillimin e aleancës me Federatën Ruse, raporton “RIA Novosti” KCNA.
“Shoku Kim Jong Un, së bashku me vajzën e tij të dashur, si dhe udhëheqjen e partisë dhe qeverisë, vizituan ambasadën ruse në Phenian për të uruar me gjithë zemër popullin vëllazëror të Rusisë për Ditën e madhe të Fitores “, tha Ministri i Jashtëm i Koresë së Veriut Choe Son Hui.
Agjencia vëren se Kim Jong Un “u takua me kënaqësi me miqtë rusë” që punojnë në Phenian dhe u dhuroi atyre një shportë me lule.
Parada e Fitores në nder të 80-vjetorit të fitores mbi fashizmin filloi në Moskë në orën 10:00 të mëngjesit sipas kohës së Moskës, domethënë në orën 9:00 të mëngjesit sipas kohës së Evropës Qendrore.