Komuna e Prishtinës: IHMK paralajmëroi reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e rrufe, bëni kujdes të shtuar

Komuna e Prishtinës i ka njoftuar qytetarët se Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paalajmëruar se sot do të ketë reshje shiu me intensitet të lartë, erëra të forta e shkarkime rrufesh.

Komuna iu bën thirrje qytetarëve të kenë kujdes të shtuar, duke i pasur parasysh këto kushte meteorologjike.Të nderuar qytetarë, Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, sot pasdite dhe nesër gjatë gjithë ditës priten reshje shiu 🌧️ me intensitet të lartë, erëra të forta 💨 dhe shkarkime rrufesh ⚡, si dhe një ulje e ndjeshme e temperaturave 🌡️“, thuhet në njoftimin e Komunës.

“Duke pasur parasysh këto kushte, Kryeqyteti ju bën thirrje të nderuar qytetarë që të tregoni kujdes të shtuar: • Shmangni lëvizjet e panevojshme 🚶‍♂️ gjatë periudhave me mot të keq. • Siguroni objektet e brishta apo të rrezikshme në oborret dhe ballkonet tuaja 🏠. • Respektoni udhëzimet e autoriteteve për sigurinë dhe shëndetin tuaj 🚨. Gjithashtu, ekipet e emergjencave të Kryeqytetit dhe zjarrfikësit 🚒 janë në terren për të siguruar ndihmë të menjëhershme në rast nevoje”, thuhet tutje në njoftim.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here