Koci publikon pamje të bastisjes së Hasan Krasniqit: Sikur të kemi të bëjmë me një terrorís

Avokati, Arianit Koci, ka publikuar pamje nga bastisja siç e quan ai tronditëse të kryeshefit të KRU “Radoniqi”, Hasan Krasniqi, shkruan Gazeta Demos.

”Familja e traumatizuar, fëmijët e tmerruar, babai i moshuar në prag të vdekjes. Policia ndalon dhe kontrollon çantën e një fëmije 12-vjeçar, teksa shkonte në shkollë”, shkruan Koci.

Koci shkruan se mënyra e mbajtjes së armës nga një polic drejtuar shtëpisë ishte sikur të bastisej një terrorist e jo në ushtar i UÇK-së.

Tutje ai thekson se Hasan Krasniqi mban ende 3 plumba në kokë nga lufta.

Përveç këtyre, Koci shkruan se ”zyrtarë të lartë, të dyshuar për qindra mijëra euro korrupsion, nuk kanë kaluar asnjë ditë në paraburgim. Hasan Krasniqi, për një çështje që mund të sqarohet juridikisht edhe prej lirisë, kërkohet të dërgohet në paraburgim”.

Ai thotë se ka shkelje të rënda procedurale, duke nisur që nga mënyra e marrjes në pyetje në polici.

Postimi i plotë i tij:

Forcë e tepruar, drejtësi selektive.

Pamje tronditëse nga bastisja e kryeshefit të KRU “Radoniqi”, Hasan Krasniqi.

Familja e traumatizuar, fëmijët e tmerruar, babai i moshuar në prag të vdekjes. Policia ndalon dhe kontrollon çantën e një fëmije 12-vjeçar, teksa shkonte në shkollë.

Një skenë që flet vetë.

Në këtë foto, një polic në të majtë lart, me armën e gjatë të drejtuar nga shtëpia. Sikur të kemi të bëjmë me një terrorist.

Në fakt, po bastiset një luftëtar i UÇK-së. Hasan Krasniqi – një njeri që mban ende tre plumba në kokë nga lufta.

Ironia!

Zyrtarë të lartë, të dyshuar për qindra mijëra euro korrupsion, nuk kanë kaluar asnjë ditë në paraburgim. Hasan Krasniqi, për një çështje që mund të sqarohet juridikisht edhe prej lirisë, kërkohet të dërgohet në paraburgim.

Sipas tij, ky është persekutim politik.

Për më tepër, ka shkelje të rënda procedurale, duke nisur që nga mënyra e marrjes në pyetje në polici.
Neni 3 i Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut ndalon torturën dhe trajtimin çnjerëzor apo degradues. Përdorimi i tepruar i forcës, frikësimi dhe traumatizimi i fëmijëve janë shkelje e drejtpërdrejtë e këtij neni.Kur shteti përdor forcën për të frikësuar, e jo për të zbatuar drejtësinë, ajo nuk është më drejtësi – është abuzim me pushtetin.

Drejtësi selektive.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here