Doarsa Kica Xhelili, ka hedhur poshtë mundësinë e një koalicioni të mundshëm mes Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe Lëvizjes Vetëvendosje për krijimin e qeverisë së re, shkruan Gazeta Express.
Ajo ka deklaruar se qëndrimin i LDK-së rreth kësaj çështje ka qenë qëndrim kristal i qartë.Ky takim ishte takim procedural. Qendrimet e LDK në kuptim të respektimit të afateve kushtetuese, kanë të bëjnë me domosdoshmërinë e që të kemi sa më parë institucionet të formuara të qeverisë dhe institucionet në përgjithësi të kryejnë punën e vet. Çdo vonesë potenciale do t’i bënte dëm qytetarëve të Kosovës.
Qëndrimet e LDK të dhëna para zgjedhjeve kanë qenë edhe ofertë për cilindo qytetarë që zgjedh të votojë për LDK. Vlerësoj që në qoftë se një parti e ka shfaqur sheshit një hendek shumë të madh me VV-në, hendek ky që u shndërrua në një mur të palëvizshëm pas zgjedhjeve, vlerësoj edhe pse e kemi përsëritur mjaftueshëm gjatë, qëndrimin e LDK, por kjo nuk qëndron edhe për LDK. Ritheksoj që kur ne kemi potencuar që nuk hyjmë në koalicion me VV, nuk kemi vendosur kushtëzimin në raport me këtë qëndrim, sepse vetë ky qëndrim në vetvete është parim i yni dhe është qëndrim që ne e kemi shfaqur publikisht të qytetari i Kosovës. Dhe ky qëndrim nuk ka qenë i kushtëzuar ka qenë qëndrim kristal i qartë i LDK’’, ka thënë ajo mes tjerash.