“Khamenei nuk mund të ekzistojë më”, Putin dhe Xi thirrje Trumpit: Mos u përfshi!

Lideri Suprem i Iranit, Ali Khamenei nuk duhet lejuar të vazhdojë të ekzistojë: Ministri izraelit i mbrojtjes, Israel Katz e akuzoi Ajatollahun se ka urdhëruar personalisht sulmin ndaj spitalit në jug të shtetit hebre, ndërsa plani ishte për të shënjestruara disa qytete izraelite njëherazi.

Khamenei deklaron hapur se dëshiron që Izraeli të shkatërrohet – ai personalisht dha urdhrin për të goditur spitalet. Shkatërrimin e shtetit të Izraelit e konsideron qëllimin e tij. Një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë.

“Khamenei deklaron hapur se dëshiron që Izraeli të shkatërrohet – ai personalisht dha urdhrin për të goditur spitalet. Shkatërrimin e shtetit të Izraelit e konsideron qëllimin e tij. Një njeri i tillë nuk mund të lejohet më të ekzistojë”, tha ministri i mbrojtjes së izraelit.

Ndërkohë, Presidenti rus Vladimir Putin dhe homologu i tij kinez Xi Jinping bënë sërish thirrje për një “zgjidhje diplomatike” të konfliktit mes Izraelit dhe Iranit, në atë që po shihet si një mesazh për Donald Trump që SHBA-ja të mos i bashkohet luftimeve.

“Të dyja palët i përmbahen të njëjtës qasje, duke dënuar me forcë veprimet e Izraelit”, tha një zyrtar i Kremlinit, Yuri Ushakov, i cili shtoi se Moska dhe Pekini besojnë se fundi i armiqësive “duhet të arrihet ekskluzivisht me mjete politike dhe diplomatike”.

Në Europë, po bëhen sakaq përpjekje për ta rikthyer Iranin në tryezën e negociatave mbi programin e tij bërthamor. Të premten, ministrat e jashtëm të Gjermanisë, Francës dhe Britanisë së Madhe, si dhe Përfaqësuesja e Lartë e BE-së për Punët e Jashtme, Kaja Kallas, do të takohen me ministrin e jashtëm iranian në Gjenevë.

Sipas diplomatëve gjermanë, qëllimi i bisedimeve është të merren siguri nga pala iraniane se ajo po e përdor vërtet programin e saj bërthamor vetëm për qëllime civile.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here