Rrëfimi i grave: Na thirrën për sherebel, na kapi policia si punëtore kanabisi

Këtë të shtunë në Review në Euronews Albania u shfaqën rrëfimet e disa grave të arrestuara si punonjëse në femra kanabisi. Një nga gratë, Danjela, e cila ndodhet në arrest shtëpie pasi çështja i ka kaluar SPAK-ut tregon historinë e saj duke thënë se e kanë akuzuar si rekrutuesen e grave por në të vërtetë sipas saj ajo është për vete e rekrutuar.

“Njoftimin për punë e morëm nëpërmjet shoqeve, se normale na duhet punë por pa e ditur se ku kam shkuar, thjesht na thanë sherebel dhe do merrnim 20-30 mijë lekë të vjetra në ditë. Udhëtova natën dhe sapo zbritëm në mëngjes menjëherë na rrethuan forcat e policisë. Ishte dita e parë, sapo mbërritëm vjen në sekonta policia dhe bashkë me shoqet që ishim u futëm poshtë një plasmasi të vogël që kishte domate dhe speca. Ne na e kishin rekomanduar disa shoqe që do shkonim për të punuar me sherebel dhe nuk e dinim ca na priste plus për ne ishte dita e parë dhe nuk kishim punuar ditë tjetër. Nuk kemi arritur të punojmë dhe as të shohim se çfarë do punonim se ne nuk punuam fare, na arrestoi direkt policia sapo zbritëm, thjesht u mashtruam se do të punonim me sherebel por as me atë nuk punuam”, thotë Danjela.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here