Këta janë skenarët që do t’i përdorë Naim Murseli për t’u mbrojtur, sipas Gashit

Mbrëmjen e 29 nëntorit Liridona Ademaj u vra me porosi të bashkëshortit të saj Naim Murseli. Një ngjarje që ka tronditur mbarë opinionin publik, duke shkaktuar edhe zemërim të gjerë pikërisht mbi 33-vjeçarin që tashmë ndodhet pas hekurave e do të duhet të përballet me drejtësinë në Kosovë.

Sipas avokatit Tomë Gashi, Murseli do të tentojë të mbrojë veten sa më mirë, duke përdorur dy skenare.

“Ai ose do ta paraqesë veten si viktimë e grabitjes, apo variantin tjetër që do të shihet gjendja e tij psikologjike, siç ka qenë dhe siç është. Sepse qëllimi i tij është të mbrojë veten sa më mirë të jetë e mundur”, tha ai.

Por sa vite parashikohet të marrë një person që porosit vrasje sipas Kodit Penal të Kosovës?

“…Faktikisht ne nuk mund ta ndryshojmë ligjin prej një rasti. Duke pasur parasysh që Prokuroria Themelore në Prishtinë ka hapur rast dhe është duke u hetuar për veprat penale më të rënda që ekzistojnë me Kodin Penal të Kosovës, vrasje të rënda në bashkëkryerje, dënimi minimal i parashikuar me Kodin Penal është 10 vite, ndërsa dënimi maksimal është me burgim të përjetshëm. Sigurisht këto tema do të shtjellohen rreth mundësisë së dënimit, çfarëdo të jetë, gjatë gjykimit, ndërsa tani më tepër për publikun është në interes, ne nuk mund ta dimë motivin për çfarë arsye ka ardhur deri te vrasja e Liridonës”, tha avokati Tomë Gashi në një intervistë në Klan News.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here