Policia e Trafikut në Gjakovë ka ndërmarrë masa ndaj dy shoferëve të cilët me automjetet e tyre bënin gara shpejtësie.
Sipas njoftimit, gjatë ditës së djeshme janë identifikuar dhe ndalur dy automjete, ngasësit e të cilave bënin gara shpejtësie, duke rrezikuar pjesëmarrësit tjerë në trafikun rrugor.
Këtyre ngasësve, bazuar në ligjin për trafikun rrugor, ju është shqiptuar gjobë në vlerë prej pesëqind (500) euro, pesë (5) negative dhe ndalim i të drejtuarit të mjetit me veprim motorik në kohëzgjatje prej dymbëdhjetë (12) muaj.”