“Ka denoncime për shitblerje vote”, raporti i OSBE/ODIHR: Fletët e votimit u numëruan jashtë qendrave

Kreu i delegacionit të vëzhgimit të zgjedhjeve nga PE, Michael Gahler, tha se numërimi i qendrave të votimit jashtë qendrave të votimit duhet të adresohet. Gahler shtoi se ka denoncime dhe shqetësime për shitblerjen e votës dhe presione.

Gjatë konferencës për media ku po japin vlerësimet për procesin e zgjedhjeve në Shqipëri, ai deklaroi se disa nga rekomandimet e OSBE/ODIHR mbeten të pazbatuara, konkretisht ajo e financimit të fushatës zgjedhore.

Gahler tha se “disa bashkëbisedues ngritën shqetësime për shpërdorimin e burimeve shtetërorë, përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, apo faljen e gjobave”. Gjithashtu ka raportime edhe shqetësime lidhur me shitblerjen e votave apo presione, përfshirë presionin ndaj nëpunësve të administratës publike që përbëjnë një segment të konsiderueshëm elektoral.

“Gara që dëshmuan është një mundësi që vendi të konsolidojë dhe forcojë më tej demokracinë e tij. Delegacioni i PE përbëhet nga 7 anëtarë. Ekipi ynë ishte në Tiranë, Durrës, Elbasan dhe Vlorë.

Ne jemi plotësisht dakord me deklarata e mëparshme. Këto zgjedhe kanë qenë konkurruese dhe të administruara mirë, megjithatë fushata ishte e qetë.

Ne vëmë re se disa rekomandime të ODIHR mbeten të pazbatuara, duke përfshirë rekomandimet për financimin e fushatës. Numërimi fletëve të votimit jashtë qendrës së votimit duhet të adresohet

Ne theksojmë se disa bashkëbisedues ngritën shqetësime për shpërdorimin e burimeve shtetërorë, përdorimin e skemës së pensioneve në minutë të fundit, apo faljen e gjobave.

Disa nga bashkëbiseduesit tanë kanë raportuar edhe shqetësime lidhur me shitblerjen e votave apo presione, përfshirë presionin ndaj nëpunësve të administratës publike që përbëjnë një segment të konsiderueshëm elektoral.

Ka ende hapësirë për rritjen e transparencës së procesit zgjedhor”, tha Michael Gahler.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here