Jashari, prezent në ceremoninë e ndërrimit të Komandës Amerikane të KFOR-it

Komandanti i FSK-së, Bashkim Jashari ishte pjesëmarrës në Ceremoninë e Ndërrimit të Komandës në Komandën Rajonale-Lindje (RC-E), në kuadër të KFOR, ku KFOR 34 i udhëhequr nga Kolonel Peter D. Helzer dhe Rreshter Major John K. Zagyva, ia dorëzuan komandën KFOR 35 të udhëhequr nga Kolonel Jonathan D. Lloyd dhe Rreshter Major Somkid M. Kimball.

Përmes një postimi nga ana e FSK-së, bëhet e ditur se Jashari falënderoi komandantin në largim të Komandës Rajonale-Lindje, Helzer, për bashkëpunimin e ngushtë dhe mbështetjen e vazhdueshme gjatë mandatit të tij.

Njëkohësisht, Jashari i uroi suksese Lloydit në detyrën e re si Komandant i Komandës Rajonale-Lindje si dhe shprehu gatishmërinë për avancimin e bashkëpunimit me FSK-në.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here