Jasharaj: Uroj që të vijë një ministër që i kupton gjërat, e jo si Nagavci, 80 euro s’mjaftojnë për libra!

Sot në Kosovë ka nisur viti i ri akademik 2025-2026.

Me këtë rast, kreu i Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës (SBASHK), Rrahman Jasharaj, ka ngritur shqetësime serioze lidhur me mënyrën e shpërndarjes së mjeteve për tekstet shkollore dhe përgatitjet për fillimin e vitit të ri shkollor.

“T’ju them të vërtetën, kjo mënyrë e keqe e shpërndarjes së mjeteve është shqetësuese. Për fat të keq, MAShT ka vazhduar të bëjë të njëjtin gabim, dhe kjo është hera e tretë që ndodh.

Ne kemi frikë se kjo situatë do të përsëritet sërish dhe do të shkaktojë vonesa në procedura.”, ka thënë ai në një prononcim për IndeksOnline.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME