Ja çfarë thuhet në raportin e Policisë për incidentin që Jozi i shkaktoi Gjestit

Pas incidentit të rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në Big Brother VIP Albania, ku banori Jozefin Marku, goditi me shuplakë Gjestin, ka ardhur edhe reagimi institucional. Menjëherë pas përjashtimit nga gara, Jozi është shoqëruar nga policia.

Ngjarja ka shkaktuar një valë të gjerë reagimesh në rrjetet sociale dhe ka tronditur opinionin publik për shkak të aktit të dhunës brenda një formati televiziv.

“Raportohet se Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6: referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin J. M., 29 vjeç, pasi gjatë trasmetimit të një reality show, ka qëlluar me pëllëmbë shtetasin B. K”, thuhet në raportin e Policisë së Shqipërisë.

Kjo do të thotë se, edhe pse Jozi është aktualisht i liruar nga paraburgimi, ndaj tij do të vijojë hetimi në gjendje të lirë, në pritje të vendimeve të mëtejshme të organeve të drejtësisë.

Ky zhvillim ka hapur debat të gjerë jo vetëm për etikën brenda shtëpisë së famshme, por edhe për përgjegjësinë që mbartin formatet televizive në menaxhimin e rasteve të dhunës.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here