Izraeli bombardon spitalin e Gazës, Hamasi: Një krim i tmerrshëm

Bombat izraelite goditën spitalin e qytetit të Gazës gjatë orëve të natës, raporton Al Jazeera. Sulmet ajrore thuhet se shkatërruan dhomën e urgjencës, hyrjen kryesore dhe objektin që përmban oksigjen mjekësor për pacientët e kujdesit intensiv.
Mjekët dhe infermierët u përpoqën për të nxjerrë qindra pacientë nga objekti në mes të natës.

“Kolegët tanë në Al Jazeera Arabic raportojnë se forcat izraelite kanë bombarduar Spitalin Arab al-Ahli në qytetin e Gazës ndërsa pacientët po evakuoheshin”, raporton Al Jazeera.

Në mediat sociale qarkulluan imazhe ku tregojnë njerëz që transportohen me barela nëpër rrugë. Aktualisht nuk dihet ende nëse ka viktima.Hamasi e quajti sulmin një “krim të tmerrshëm” nga Izraeli, i cili ka thënë se po shqyrton raportet.

Në tetor 2023, një sulm në të njëjtin spital vrau qindra njerëz .

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here