Ish-këshilltari i Donald Trump, John Bolton, jep alarmin: SHBA mund të tërhiqet nga Ballkani

Ish-këshilltari për Sigurinë Kombëtare i Donald Trump, John Bolton, ka ngritur alarmin se Shtetet e Bashkuara mund të rishikojnë praninë e tyre ushtarake në Ballkan, përfshirë edhe Kosovën.

Në një intervistë për mediat ndërkombëtare, Bolton kritikoi qëndrimet e disa liderëve europianë lidhur me konfliktin me Iranin, duke i cilësuar ato si të rrezikshme për unitetin e aleancës perëndimore. Ai paralajmëroi se deklarata të tilla mund t’i japin mundësi Uashingtonit të tërhiqet jo vetëm nga angazhimet në Lindjen e Mesme, por edhe nga mbështetja për Ukrainën.

Bolton theksoi se ekziston rreziku që SHBA të reduktojë bashkëpunimin me aleatët, përfshirë ndërprerjen e ndarjes së inteligjencës dhe kufizimin e furnizimeve ushtarake për vendet europiane. Sipas tij, një hap i tillë mund të shtrihet edhe në rishikimin e pranisë së trupave amerikane në rajone strategjike si Ballkani.

Ai shtoi se ka pasur diskutime për tërheqjen e trupave nga vende të vogla të rajonit dhe paralajmëroi se vendime të tilla mund të ndikohen nga qëndrimet politike të administratës në Uashington.

Sipas John Bolton, këto zhvillime mbeten të mundshme për sa kohë Donald Trump është në krye të Shtëpisë së Bardhë.

Shënim: Disa imazhe gjenden nga interneti, që konsiderohen të jenë në domenin publik. Nëse dikush pretendon pronësinë, ne do të citojmë autorin, ose, sipas kërkesës, do të heqim menjëherë imazhin.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME