Këngëtarja Anxhelina Shala është fejuar me drejtorin e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinën, Bekim Brestovcin.
Shala u bë e njohur në vitin 2017, pas aferës që kishte me deputetin e Nismës, Haxhi Shala.Fejesën e tyre e ka konfirmuar vetë Angelina përmes disa fotografive në rrjetin social Instagram.
Brestovci në vitin 2019 kishte kandiduar për deputet nga radhët e Nismës Socialdemokrate. Ndërsa në vitin 2021, ishte kandidat për kryetar të Komunës së Prishtinës.
Kësaj partie i përkiste edhe Haxhi Shala, deri në vitin 2020 kur aderoi në Aleancën e Ardhmërisë së Kosovës.