“Ish-bashkëshorti më drejtoi thikën kur kisha femijën e porsalindur në krahë”, e reja shokon me historinë

Konkurrentja e “She’s on Top”, Erika, ka vendosur që të ndajë me publikun një histori shumë personale të jetës së saj.

Ajo ka rrëfyer se kur ka qenë 19 vjeçe ka nisur një lidhje me një djalë, që më pas u fejuan. Në kohën kur ata ishin të fejuar ajo ka ngelur shtatzënë dhe në këtë periudhë ai jetonte jashtë Shqipërisë dhe nisi të ishte xheloz.

Si pasojë, Erika vendosi që të shkonte tek ai, ku filloi edhe dhuna. Ajo ka treguar se e ka shtyrë dhe i ka drejtuar thikën kur kishte bebin në krahë. Pas kësaj ngjarje ka kërkuar divorcin dhe është kthyer te shtëpia e prindërve të saj. Erika ka një mesazh për të gjitha vajzat që janë në një situatë të tillë, ku thotë se ‘nuk ka asnjë të keqe të jesh një nënë beqare dhe të fillosh jetën nga e para”.

Historia e Erikës: Historia ime nis kur kam qenë 19 vjeçe, kam qenë e lidhur me një çun. Kjo marrëdhënie zgjati për gati 3 vite, nga kjo marrëdhënie lindi dhe një fëmijë. Është pak e vështirë si histori. Në fillim ka nisur bukur si çdo marrëdhënie. Kam punuar kameriere në një lokal ku ai vinte çdo ditë aty. Një ditë të bukur më ftoi për të dalë, më pëlqeu, dukej tip interesant dhe thashë ‘pse jo’ se vajzë e re. Pëlqimi ishte nga të dyja palët dhe nisëm që të njiheshim. Çdo gjë ishte ok, shumë e bukur, vazhduam marrëdhënien normale.

Derisa vendosëm që t’a kalonim gjënë pak më serioze dhe u fejuam. Në fillim ka qenë shumë i kujdesshëm, falte shumë dashuri, kohë, përkushtim, vëmendje, çdo gjë që një femër ka nevojë, respektin mbi të gjitha. Mbasi u fejuam jetoja te familja e tij, kam ndenjur atje 3 muaj. Gjatë kësaj periudhe unë ngela shtatzënë. Pastaj ai iku jashtë dhe më tha që do të marr. Gjatë periudhës që ngela shtatzënë unë u ktheva te familja ime. Duke qenë se ai iku jashtë, ndihesha më e qetë te shtëpia ime. Aty filluan konfliktet e para për çështje xhelozie.

Erdhi një moment që vendosa të ikja tek ai. Xhelozia lindi nga ana e ish-partnerit tim për veshjen, flokët, për gjërat bazike. Më thoshte ‘pse ke veshur këtë fustanin kaq të shkurtër, pse këto pantallona kaq të ngushtë’. Kaluan në ofendime, gjëra që mua më bënë të ndryshoj mendim për partnerin tim. Shfaqi një gjë që unë nuk e kisha provuar më përpara, gjatë kohës që ne kishim thjesht një marrëdhënie. Isha dhe me një fëmijë në bark, duhej të isha me e qetë në atë periudhë. Në momentin që duhej të ishte më i afruar me mua, më i qetë, filloi duke shfaqur një anë komplet tjetër nga ai që njihja unë. Më ka thënë edhe ‘ti nuk e ke fëmijën me mua’.

Unë vendosa që të ikja tek ai personi edhe pse familja ime nuk ishte dakord. Lashë shkollën e çdo gjë që të shkoja tek ai se jetonte në Itali. Thashë se do të ndryshonte pasi të bëhej baba, si çdo femër që mendon më të mirën për fëmijën e vet, që nuk do t’a rrisë fëmijën pa baba. Në momentin që kam shkuar atje, aty filloi çdo gjë e keqe e mundshme derisa arriti dhe në dhunë fizike, edhe kur isha shtatzënë. Nuk i thashë askujt për këtë gjë, për dhunën që po përjetoja se nuk doja që të shqetësoja familjen time apo të atij. Ishin dy familje në mes, nuk ishim vetëm unë dhe ai, ishte dhe një fëmijë mbi të gjitha. Duke parë që kjo gjëja zgjati, kuptova që duhej t’i jepja fund.

Në periudhën që lindi bebi ka patur dy raste që unë kam thënë ‘stop, nuk funksionon si marrëdhënie’. I pari ka qenë kur më ka shtyrë me fëmijën në krahë dhe e dyta momenti kur më ka drejtuar thikën. Gjëja e parë që më kanë thënë prindërit kur u kam treguar ‘ti derën tonë e ke patur gjithmonë të hapur dhe merre fëmijën e hajde të shtëpia jote’. E kanë rritur fëmijën tim sikur t’a kishin tyrin. E hapa unë divorcin se ai nuk donte. Unë vendosa që të ndahem, i thashë ‘se nuk ka kthim pas’. Unë nuk dua që fëmija im nesër, pasnesër të rritet dhe të jetë një njeri i keq te një femër mbi të gjitha”.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights