Irani shpall gjendjen e jashtëzakonshme pas sulmit izraelit

Izraeli ka nisur sulme ndaj Iranit në orët e para të kësaj të premteje (13.06.2025). Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, njoftoi se Izraeli pasi nisi një sulm “parandalues” ndaj Iranit, ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në Izrael.

Deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes izraelite:

“Pas sulmit parandalues ​​të Shtetit të Izraelit kundër Iranit, pritet një sulm me raketa dhe dronë kundër Shtetit të Izraelit dhe popullsisë së tij civile në të ardhmen e afërt.

Prandaj, dhe në përputhje me autoritetin e tij sipas Ligjit të Mbrojtjes Civile, Ministri i Mbrojtjes Israel Katz ka nënshkruar një urdhër të posaçëm, sipas të cilit do të vendoset një gjendje e jashtëzakonshme në frontin e brendshëm në të gjithë Shtetin e Izraelit.


Ju duhet t’u bindeni udhëzimeve të Komandës së Frontit të Brendshëm dhe autoriteteve dhe të qëndroni në zonat e mbrojtura”.

IAEA konfirmon se sulmi izraelit goditi një objekt bërthamor

Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë Atomike konfirmoi se sulmi izraelit goditi impiantin e pasurimit të uraniumit të Iranit në Natanz.

Në një deklaratë në platformën sociale X, kreu i IAEA-së, Rafael Mariano Grossi, u citua të ketë thënë: “IAEA po monitoron nga afër situatën thellësisht shqetësuese në Iran. Agjencia është në kontakt me autoritetet iraniane në lidhje me nivelet e rrezatimit. Ne jemi gjithashtu në kontakt me inspektorët tanë në vend.”

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here