Irani paralajmëron se çdo ndërhyrje nga palë të treta do të shkaktojë reagim të menjëhershëm

Irani ka lëshuar një kërcënim të ri ndaj çdo “pale të tretë” që mendon të përfshihet në konfliktin e tij me Izraelin, duke paralajmëruar për një “reagim të menjëhershëm”.

Këshilli Suprem i Sigurisë Kombëtare të Iranit publikoi një deklaratë të enjten pasdite, duke njoftuar se “përballja me armikun do të vazhdojë, derisa të paguhet kompensimi”.

Ndërsa konflikti mes Iranit dhe Izraelit po zgjat tashmë prej një jave, këshilli deklaroi se Irani ka plane të përgatitura për skenarë të ndryshëm.

Pa përmendur SHBA-në apo ndonjë vend tjetër, këshilli tha se “në rast të ndërhyrjes së një pale të tretë në këtë agresion, ata do të përballen menjëherë sipas një plani të caktuar”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Presidenti amerikan Donald Trump, dje bëri të ditur se po shqyrton mundësinë e përfshirjes në konflikt, por ka tha se ende nuk ka marrë një vendim.

Ai ka shqyrtuar planet për sulm, por po pret të shohë nëse Teherani do të tërhiqet nga programi i tij bërthamor, tha për CNN një person burim i njohur me çështjen.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here