Këtë pasdite të 17 tetorit teksa u mbajt protesta në sheshin “Skënderbej” në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, një qytetar nga Kosova nuk është ndjerë mirë duke bërë të mundur njoftimin e autoambulancës në vendngjarje.
Mësohet se qytetari në fjalë është identifikuar si Isuf Morina, ish-profesor i gjuhës shqipe nga Malisheva dhe ish-komandant i UÇK-së. Demushi thekson se ai ka kërkuar ndihmën urgjente në momentin që nuk është ndjerë mirë.
Uniformat blu kanë njoftuar urgjencën e cila që ka mbërritur në sheshin “Skënderbej”, nga ku u mbajt tubimi. Mësohet se Isuf Morina tashmë po merr mjekimin e nevojshëm. Një familjar i ish-komandantit të UÇK-së, shprehet se kjo ka ndodhur thjeshtë për shkak të lodhjes.
“Është lodhur, nuk ka ngrënë ushqim por është mirë. Jemi nisur që në mëngjes. Ambulanca erdhi menjëherë”-, tha ai.
Ndërkaq, mësohet se tubimi ishte i qetë dhe nga policia nuk është raportuar për incidente që prej nisjes së protestës në kryeqytet.