Një veturë të tipit BMW X5 iu ofrua si ndihmë, por qytetarit nga Peja, iu dashtë të paguaj mbi “80 mijë euro”.
Këtë histori e ka treguar ekskluzivisht në “FIVE” të Dukagjinit, vetë viktima e fajdeve, Muhamet Berisha ,cili ka treguar se si e mashtroi fajdexhiu.
“Ka qenë një x5, ngjyrë e kuqe. Si fillim ma ka pru si ndihmë, pas një kohe e ka shti në fajde me demek se nuk është makina e ime, po e dikujt tjetër. Dhe kështu e ka shti në fajde dhe mu ka dasht me pagu muaj për muaj nga 200 euro”Qysh e ka nda gjykata e Pejës, shuma ka qenë 50 mijë euro, unë nuk jam i kënaqur me këto shumë. Unë kam paguar edhe një herë aq për atë veturë dhe për shumë sene tjera. Afër 80 mijë i kam paguar me fajde. Për 2 vjet e gjysh tri. Kur i lypshin komplet nuk i kisha dhe mu ka dashtë të ua jap nga 500 për të shtyrë vadën”, ka thënë Berisha.
E për rastin e Berishës ka folur edhe zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikqi, i cili ka njoftuar se fajdexhisë së ‘X5’, i janë konfiskuar mjete të ndryshme, të cilat dyshohet se i ka përfituar përmes fajdesë.Më tej Nikqi, iu ka bërë thirrje të gjithë viktimave të fajdesë që të marrin shembull, Muhamet Berishën, dhe të denoncojnë rastet e fajdesë e të bashkëpunojnë me organet e rendit dhe drejtësisë.
“Personit të pandehur përveç që iu kanë sekuestruar mjetet të cilat se dyshohet e janë përfituar nga vepra penale. Ka pasur një hetim profesional nga Prokuroria e Shtetit… Gjykata e ka obliguar të ia kthej shumës prej 50 mijë euro… ka qenë esenciale në proces edhe qëndrimi stoik i viktimës.Deri më tani kemi 25 persona në Pejë pr fajde në njërën aksion kanë qenë të arrestuar 17 persona, janë sekuestruara 5 milionë euro pasuri. Duke përfshirë banesa, shtëpi, vetura dhe para kesh… shuma persona të tjera janë në procesin hetimor… për të pasur sukses duhet të jetë guximi i viktimës qysh e ka pasur zoti Berisha…”