I riu nga Prizreni me armë në dorë live në TikTok, tenton të shfaqet i ‘fortë’

Mbajtja e armëve pa leje si dukuri shqetësuese po rrezikon sigurinë publike. Raste të tilla zbulohen kryesisht gjatë kontrolleve që kryhen nga ana e Policisë, por edhe përmes rrjeteve sociale. Jo rrallëherë, të rinjtë kosovarë dalin të jenë merakli të armëve dhe me ekspozimin e tyre në rrjete sociale, tentojnë të shfaqen si të “fortë” dhe të pakapshëm, raporton Gazeta Sinjali.

Me armë në dorë është shfaqur në TikTok edhe një i ri nga rajoni i Prizrenit derisa ishte ‘live’ në këtë rrjet social.

Sinjalizues të Sinjalit kanë dërguar videon ku i riu që njihet si ‘Edi Versace’ shihet teksa lëvizë armën nga një vend në tjetrin, me qëllim që ta ekspozojë.

Ndryshe, mbi 230 mijë armë pa leje janë në duart e kosovarëve, vlerësim ky i nxjerrë nga MPB. Pra, çdo i shtati qytetar i Kosovës ka një armë pa leje.

Në bazë të Kodit Penal të Republikës së Kosovës, kushdo që mban në pronësi, kontrollon ose posedon armë në kundërshtim me ligjin e zbatueshëm lidhur me armë të tilla, dënohet me gjobë deri në 7.500 euro ose me burgim deri në 5 vjet.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights