I jepet lamtumira e fundit gruas që u vra nga lufta mes bandave në Kolovicë

Zejnie Gashi, gruaja 48-vjeçare që u vra nga lufta mes bandave në Kolovicë të Prishtinës pasditen e së martës teksa ishte kalimtare e rastit, është varrosur pasditen e së enjtes.

Gazeta Insajderi po qëndron tek varrezat e lagjes “Arbëria”, ku shihet një prani e madhe e njerëzve që kanë ardhur për t’ia dhënë lamtumirën e fundit tashmë të ndjerës.

Në mesin e të plagosurve nga gjuajtja me armë zjarri në Kolovicë ishte edhe Zejnie Gashi, e cila u dërgua me urgjencë në spital për tretman mjekësor. Mirëpo ajo s’ka arritur që t’i përballojë plagët e marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë të mërkurën në spital.

Lajmin për vdekjen e saj ka konfirmuar shefi i Klinikës së Mjekimit Intensiv në QKUK, Shaqir Uka.

“Ka pasur dëmtim të lartë të enëve të gjakut dhe kockës së këmbës së majtë. Këto lëndime e kanë quar pacienten në gjendje të shokut. Pas operimit në Emergjencë është sjellur në Intensivë. Tek ne është sjellur në gjendje shumë të rëndë, në shok të rëndë. Pavarësisht tretmanit dhe përpjekjeve të stafit, ajo ka ndërruar jetë para pak çastesh”, ka thënë Uka. /Insajderi.org/

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights