Hoxhë Ekrem Avdiu për të konvertuarit në katolikë: “Janë injorantë”

Ekrem Avdiu, kryetari i Këshillit të BIK-ut në Mitrovicë dhe imam i njohur, ka folur rreth debatit të fundit në Kosovë në lidhje me konvertimet në katolicizëm, për të cilën gjë thirrje kanë bërë Lëvizja e Deçanit.

Në një video të publikuar në faqen e tij, Avdiu ka zgjedhur një term agresiv për të kundërshtuar këto konvertimeve.

Sipas Avdiut, të konvertuarit janë injorantë, ndërsa këto konvertimet janë “agjendë” me “interesa të ndryshme”.

“Humbja e marres i ka çu do njerëz me e marrë tupanin edhe me thënë “qyre çka bona unë, e ndërrova fenë”… Faktikisht, asnjëri prej atyre njerëzve, e them me përgjegjësi të plotë, asnjëri prej tyre as s’u kanë në atë fenë që po thotë e lashë, as s’ka hy në fenë që po thotë e pranova. Se s’dinë, janë injorantë, nuk dinë. Feja megjithatë don besim, feja nuk ka inati, feja as nuk lihet për inati të dikujt, as nuk merret për inati të dikujt. Kështu që kur i sheh, me gjithë atë mllef, edhe me gjithë atë urrejte, e sheh që te ata njerëz veç fe nuk ka, mund të ketë interesa të ndryshme, mund të kenë agjenda të ndryshme, edhe është shumë e qartë, kur agjenda është përçarëse e një kombi, e një shoqërie, është agjendë e favorshme për armikun. Unë këtu asnjë pikë dyshimi nuk e kam”, deklaron hoxhë Avdiu.

Hoxhë Avdiu ishte arrestuar në vitin 2014, në një aksion të madh të shtetit të Kosovës kundër radikalizmit fetar, ndërsa ishte liruar më vonë dhe ishte shpallur i pafajshëm.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here