Enver Hoxhaj, nënkryetar i Kuvendit nga radhët e PDK-së, ka përkujtuar një datë të rëndësishme për Kosovën, atë të fundit të mbikëqyrjes së pavarësisë, që ndodhi me 10 shtator të vitit 2012.
Në shkrimin e tij, Hoxhaj ka publikuar një fotografi të përbashkët me Hashim Thaçin, atëbotë kryeministër.
Tutje, ai ka theksuar se sot Kosova është nën sanksione perëndimore.
“Ku jemi sot? Shtatori i 2012 ishte ngjarje e pjekurisë so politike, por shtatori i 2024 është dëshmi e papjekurisë sonë politike. Në vend se të ndërtohet edhe më shumë identiteti kushtetues dhe shtetëror, Kosova është nën sanksione perëndimore dhe Kushtetuta shkelet çdo ditë” – ka shkruar ai.