Hoqi petkun e hoxhës dhe veshi uniformën e UÇK-së, por ky moment e përloti Komandant Hoxhën

Hoxha i njohur Musli Vërbani, ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, i njohur ndryshe si Komandant Hoxha, ka dhuruar momente emocionuese gjatë një paraqitjeje televizive.

I ftuar në emisionin “Kojshia Show”, me rastin e festës së 28 Nëntorit, Vërbani ka rrëfyer se si gjatë luftës iu bashkua radhëve të UÇK-së.

Gjatë emisionit, Musli Vërbani hoqi petkun e hoxhës dhe veshi uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Një moment veçanërisht emocionues ishte kur ai foli për ish-zëdhënësin e UÇK-së, Jakup Krasniqin.

Komandant Hoxha nuk arriti t’i përmbante emocionet dhe shpërtheu në lot, duke ndërprerë për disa çaste rrëfimin e tij.

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME