Presidentit Amerikan Donald Trump, i është sosur durimi me homologun rus Vladimir Putin, dhe me gjasë është gati për fazën e dytë të sanksionimit të Rusisë siç kishte deklaruar javën e kaluar, transmeton Gazeta Metro.
Trump tashmë ka paralajmëruar Rusinë që do të ketë pasoja se nëse nuk ka përpjekje për paqe pas muajsh vullneti të mirë nga SHBA’ja. Sanksionet dytësore për klientët e gazit dhe naftës së Rusisë ishin përfolur si masa e radhës.
Të mërkurën Trump shkroi në Truth Social që la të nënkuptohet se një masë do të merret nga administrata amerikane: “Çfarë ishte kjo nga Rusia që shkeli qiellin e Polonisë me drona? Ja ku po nisemi”
— Rapid Response 47 (@RapidResponse47) September 10, 2025
Të mërkurën disa drone ruse kishin hyrë në hapësirën ajrore të Polonisë që kishte reaguar duke i rrëzuar dhe thirrur në artikullin katër të traktatit të NATO’së pas incidentit.
Tashmë kanë kaluar disa javë nga samiti Trump-Putin në Anchorage të Alaska ku u diskutuar një marrëveshje potenciale për paqe në Ukrainë. Rusia ka refuzuar të lëvizë pas samitit me justifikime të paarsyeshme.