Ministrja e Drejtësisë e Kosovës, Albulena Haxhiu, i ka çuar kërkesë zyrtare Ministrisë së Drejtësisë në Serbi, për t’ transferuar qytetarët kosovarë që po mbahen atje nëpër burgje.
“Javën që lamë pas i kam kërkuar Ministres së Drejtësisë të Serbisë transferimin e qytetarëve tanë të cilët po mbahen në burgjet e Serbisë”, njoftoi Haxhiu në Facebook.“Nezir Mehmetaj, Hasan Dakaj, Sadik Duraku dhe Tefik Mustafa duhet kthyer në Kosovë për t’u gjykuar drejtë dhe paanshëm nga institucionet e drejtësisë në Republikën e Kosovës”, shkroi Haxhiu tutje.
Haxhiu i shkroi ministres serbe se marrëveshja bazike për normalizimin e marrëdhënieve, e lidhur ndërmjet palëve kontraktuese, bazohet në respektimin ndaj integritetit territorial dhe parasheh zhvillimin e marrëdhënieve të mira fqinjësore ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.
“E këto nënkuptojnë edhe bashkëpunim të mirë në çështjet e drejtësisë nga e cila së fundmi përfitojnë qytetarët tanë”, shkroi ministrja Haxhiu mes tjerash.