Haxhiu: Burrat patriarkal po i vrasin gratë

Sot është mbajtur mbledhja III e Këshillit të Përgjithshëm të organizatës Gratë për VETËVENDOSJE! (GVV).

Kryetarja e GVV-së Albulena Haxhiu, në këtë mbledhje tha se sot janë bërë nënte ditë që nga vrasja e Liridona Ademaj, e cila u vra si pasoj e femicidit, që sipas saj është prezent në shoqërin kosovare.

Ajo tha se burrat patriarkal po i vrasin gratë dhe se ky është një krim i rëndë.

“Sot nënë ditë më parë është vrarë Liridona Ademja, Liridona u vra si pasoj e femicidit që për fat të keq është prezent në shoqërinë tonë. Pa barazia gjinore e rrënjosur thellë në strukturën shoqërore herë pas hëre na shpërfaqet në mënyrën më monstruoze siç ishte edhe rasti i fundit i vrasjes së Liridonës. Burrat patriarkal po i vrasin gratë, gratë po vriten nga burrat apo partneret e tyre, ky është krimi i rëndë, është femicid. Për këtë rast dhe për secilin rast kërkojmë drejtësi”, tha ajo.

Ajo shtoi se brenda sistemit tonë ka zyrtar patriarkal që mendoj që dhuna bënë edhe të durohet, ku për këtë bëri thirrje që shteti nuk duhet assesi që dhunuesin ta shndërroj në vrasës.

“Për ta luftuar këtë gjendje kërkohet koordinim i madh institucional dhe neglizhenca ndaj dhunës dhe dënimet minimale për dhunuesit i inkurajon ata. Qartazi brenda sistemit tonë ka zyrtar patriarkal që mendoj që dhuna bënë edhe të durohet. Prandaj shteti nuk duhet assesi që dhunuesin ta shndërroj në vrasës. Prandaj sistemi drejtësisë secilin rast të raportuar të dhunës në familje duhet ta adresoj me përgjegjësin më të lartë dhe vetëm sipas kompetencave të tyre. Mendësia patriarkale nuk ka vend në institucionet e drejtësisë, as në polici as në prokurori, as në gjykata. Për ne nuk është normale dhunë dhe do ta luftojmë deri në fund, ftoj institucionet e drejtësisë që të japin dënimet maksimale për dhunuesit”, tha ajo.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here