Hashani: Kurti është vetëm kryeministër i Mitrovicës së Veriut

Në emisionin EURO n’T7 është diskutuar për hulumtimin e Institut Ndërkombëtar Republikan i cili ka nxjerr të dhëna se brengat kryesore të kosovarëve janë ekonomia, papunësia, kosto e lartë e jetesës, çmimet e larta dhe korrupsioni.

Profesori universitar duke analizuar të këtij hulumtimi dhe të dhënat e tjera ekonomike ka thënë se kjo gjendje është edhe për shkak se kryeministri Kurti nuk është marr fare me ekonomi.

Sipas tij ai kishte premtuar përkrahje për prodhuesit vendor, politika fiskale që do të nxisnin zhvillim ekonomik derisa në terren kemi deficitin më të madh tregtar ndonjëherë me mbi 5 miliard euro ngecje në zhvillimin ekonomik.

Kjo sipas tij po ndodh edhe për shkak se kryeministri Kurti po merret vetëm me çështjen e veriut duke anashkaluar në tërësi problemet ekonomike.

Qeveria ka mundur dhe është dashur të ndërhyjë dhe t’i rishikoi prioritet ekonomike të cilat nuk i ka bërë, psh do të duhej të kishte një moratorium për pagesën e TVSH për prodhues vendor por nuk ka marr asnjë hap në këtë. Unë këtë qeveri e njoh vetëm si qeveri e Mitrovicës së Veriut asgjë tjetër në ekonomi asnjë hap asnjë veprim”, ka thënë Hashani.

Sipas të dhënave të hulumtimit të Institutit Ndërkombëtar Republikan vetëm 2% shqetësohen për problemet politike në vend.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here