Teleskopi Hapësinor James Webb (JWST) ka vërejtur pika të kuqe të çuditshme në universin e hershëm. Njëra prej tyre, e quajtur “The Cliff”, ndodhet rreth 12 miliardë vite dritë larg dhe shfaq një sinjal të pazakontë të njohur si “Balmer break”, i cili nuk përputhet me galaktikat apo vrimat e zeza të zakonshme.
Studiuesit, të cilët botuan gjetjet e tyre më 10 shtator 2025 në revistën Astronomy & Astrophysics, propozojnë një shpjegim të ri: ekzistencën e “yjeve-vrima” (star-holes). Këto objekte hibride formohen kur një vrimë e zezë e re thith me shpejtësi gazin përreth dhe krijon një mbështjellës të nxehtë që shkëlqen si një yll.
Megjithatë, energjia e tij sigurohet nga graviteti dhe jo nga shkrirja bërthamore.
Nëse kjo teori konfirmohet, ajo mund të shpjegojë si u rritën kaq shpejt supervrimat gjigante në fillimet e kozmosit dhe të përfaqësojë hallkën e munguar në evolucionin e galaktikave dhe qendrave të tyre masive.
Kërkimet e ardhshme me Webb dhe teleskopë të tjerë do të përcaktojnë nëse këto objekte të çuditshme përbëjnë me të vërtetë një klasë të re kozmike./Korrespodenti