Haradinaj për Adem Hoxhën: Është më mirë të bashkohet me partitë shqiptare sesa me Listën Serbe

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, pas pyetjes së një gazetari rreth bashkimit të deputetit nga komuniteti goran, Adem Hoxha, me grupin parlamentar të AAK-së, ai tha se ky është një veprim pozitiv dhe më i dobishëm për vendin sesa bashkëpunimi me Listën Serbe, raporton Korrespodenti.

Haradinaj tha se bashkëpunimi me partitë shqiptare është më i natyrshëm dhe më i vlefshëm për integrimin e komuniteteve pakicë në institucionet e Kosovës.

“Çka është e keqe që Adem Hoxha iu bashkua një partie shqiptare? A është më mirë me shku te Lista Serbe? Nëse një serb iu bashkohet Vetëvendosjes, s’thuhet gjë. Pse atëherë është keq që një pjesëtar i një pakice i bashkohet partive shqiptare?”, deklaroi Haradinaj para gazetarëve.

Ai shtoi se edhe në të kaluarën është parë bashkëpunimi i deputetëve të komuniteteve me qeveritë e Kosovës, dhe se ky është drejtimi që duhet ndjekur për të forcuar karakterin multietnik të institucioneve. /Korrespodenti

Video nga Inteligjenca n'3D - mos e humbisni:

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here