Ramush Haradinaj e ka publikuar të plotë lëndën e dërguar sot në Gjykatën Kushtetuese për votimin e fshehtë në kuvend.
Kreu i AAK-së ka thënë se vendit i duhet zgjidhje për të dalë nga ngërçi.Loja me moskonstituimin e Kuvendit të Kosovës, është bërë e turpshme, jo vetëm për deputetët e zgjedhur nga populli, por edhe për vetë Kosovën si shtet. Seancat e përsëritura në çdo 48 orë, pa asnjë vendim, janë bërë model i papjekurisë sonë shtetërore.
Dëmet nga bllokada që po i bëhët konstituimit të kuvendit, ka edhe pasoja të rënda politike dhe ekonomike për ne si vend e si shoqëri. Konsiderojmë se ndërrimi i mënyrës së votimit në gjysmë të procesit, me diktat të Vetëvendsjes, është shkelje e rëndë e Kushtetutës.
Në një situatë të tillë pa rrugëdalje, e vetmja derë na ka mbetur Gjykata Kushtetuese. Prandaj sot, Grupi ynë parlamentar me mbështetjen edhe të deputetëve të LDK-së dhe të PDK-së, i është drejtuar asaj për të saktësuar shkeljet kushtetuese në këtë proces dhe për të na dhënë zgjidhje se si të dalim nga ky ngërç.
Natyrisht deri në një vendim të Gjykatës Kushtetuese, i cili shpresojmë të jetë i shpejtë, kemi kërkuar masë të përkohshme që të ndërpritet shpërfytyrimi i parlamentit me seancat qesharake e pa asnjë produkt” shkruan Haradinaj në njoftim.