Hapet konkurs për 28 vende të lira pune në Policinë e Kosovës, kështu mund të aplikoni

Policia e Kosovës ka shpallur konkurs për plotësimin e vendeve të punës.

Në njoftimin publik bëhet e ditur se janë të lira 28 vende pune.

Orari i punës është i plotë ndërsa konkursi është i hapur deri më datë 17 janar 2024.

Për të aplikuar formularët duhet të dorëzohen në Sektorin për Rekrutim dhe Seleksionim, Ndërtesa e re e Administratës, DPP, Prishtinë, personalisht ose dërgohen me postë në këtë adresë: Policia e Kosovës, rr. “Luan Haradinaj”, 10000 Prishtinë, Sektori për Rekrutim dhe Seleksionim, kati i III, zyra 54, çdo ditë pune nga ora 09:00-15:00 deri në afatin e fundit për konkurrim.

Dokumentet e pranuara nuk do të kthehen. Kërkesat e dërguara pas datës së fundit nuk do të pranohen. Kërkesat e pakompletuara mund të refuzohen. Formularët për aplikim janë në dispozicion në ueb-faqen e Policisë së Kosovës www.kosovopolice.com ku gjendet shpallja e konkursit.

Për informata plotësuese mund të thirrni në numrin e telefonit kontaktues nr.: 038- 5080 lokali: 1002 /038-504504 lokali:1751dhe 038 245 184.

PUBLIKIMET E FUNDIT

TË NGJASHME

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here

Verified by MonsterInsights